BallinaAtdheuBegaj nga Ulqini mbyll vizitën në Mal të Zi: Faktori shqiptar politik të...

Begaj nga Ulqini mbyll vizitën në Mal të Zi: Faktori shqiptar politik të jetë bashkë

-

Ulqini nderoi sot presidentin Bajram Begaj me një pritje, ku ishin drejtuesit vendorë, përfaqësues të forcave të ndryshme politike, aktivistë e qytetarë shqiptarë.

Kryetari i Bashkisë, Genc Nimanbegu, i prezantoi presidentit arritjet e shqiptarëve etnikë në Ulqin në rrafshin politik dhe projektet që do ta fuqizojnë më shumë ekonomikisht këtë zonë.

Presidenti Begaj u shpreh se hapja e Konsullatës së Përgjithshme në Ulqin është vlerësim për Ulqinin si kryeqendra e shqiptarëve në Mal të Zi.

Kreu i shtetit theksoi nevojën për avancimin e projekteve ndërrajonale dhe ndërkufitare me Malin e Zi, duke i vlerësuar ato si një hap që do të nxisë zhvillimin ekonomik. Sipas presidentit Begaj, ndërtimi i urës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin do të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe do të mundësojë krijimin e një boshti ekonomik, turistik dhe shoqëror Shkodër–Lezhë–Ulqin: “Kështu do të shkëmbehemi më shumë me njëri-tjetrin, do të komunikojmë më shpejt e më shumë, do të sjellim zhvillim ekonomik e prosperitet për qytetarët shqiptarë nga të dyja anët e kufirit.”

Paralelisht me avancimin e projekteve ndërkufitare, duke theksuar ndërlidhjen përmes gazsjellësit TAP, ndërtimin e linjës hekurudhore Shqipëri–Mali i Zi, zbatimin e projektit të Autostradës Adriatiko-Joniane, presidenti u shpreh se duhet të intensifikohet bashkëpunimi për realizimin sa më shpejt të këtyre projekteve me Malin e Zi.

Gjatë qëndrimit në Ulqin, Presidenti i Republikës vizitoi dhe Qendrën e Shkencës dhe Inovacionit, e cila sapo është hapur dhe ofron për nxënësit kurse shkencore dhe mjete teknologjike të gjeneratës se re. Në Librarinë e Ulqinit Presidenti Begaj dhuroi disa botime historike dhe libra për fëmijë, duke u zotuar se do të vijojë kontributin për ruajtjen e gjuhës shqipe në trojet etnike të shqiptarëve dhe në të gjitha vendet ku ata jetojnë për promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.  “Besoj se faktori shqiptar politik në Malin e Zi duhet të jetë bashkë, duhet të jetë bashkë për identitetin tonë”, ishte mesazhi që Presidenti i Republikës përcolli nga Ulqini në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Britania ashpërson rregullat për emigrantët: Qëndrimi i përhershëm mund të kërkojë...

0
Qeveria britanike planifikon të dyfishojë periudhën standarde për përfitimin e lejes së qëndrimit të përhershëm, nga pesë në dhjetë vite. Punonjësit e kujdesit social...