BallinaAtdheuBegaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut në krye të Ministrisë së Shëndetësisë

-

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Evis Salës nga detyra e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe emërimin në vend të saj të Klodiana Spahiut.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z.  Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin e znj. Evis Sala nga detyra e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin e znj. Klodiana Spahiu në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në njoftim.

Sala u dorëhoq nga detyra më 2 shtator, pas një viti në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak të disa angazhimeve ndërkombëtare në fushën e onkologjisë, inteligjencës artificiale dhe inovacionit. Një ditë pas dorëheqjes së Salës, kryeministri Edi Rama propozoi Klodiana Spahiu për të marrë detyrën e ministres së Shëndetësisë. Në reagimin pas propozimit nga Rama për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Spahiu shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë, ndërsa falenderoi edhe paraardhësen e saj, profesoreshë Evis Sala, për punën dhe kontributin në këtë ministri, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kamberi: “Bota serbe” po materializohet në sytë e BE-së dhe mbarë...

0
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid, Ratko Mlladiq, në Beograd....