BallinaAtdheuBashkësia Islame e Kosovës urdhëron vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet...

Bashkësia Islame e Kosovës urdhëron vendosjen e flamurit të UÇK-së në institucionet e saj

-

Vendimi vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Prishtinë, 15 shtator – Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e saj në Kosovë të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 15 shtator.

Vendimi, i nënshkruar nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, vjen në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Sipas vendimit, flamuri i UÇK-së duhet të vendoset në objektet e Bashkësisë Islame, përfshirë edhe minaret e xhamive dhe mesxhideve në mbarë Kosovën.

Nga Bashkësia Islame e Kosovës është bërë e ditur se ky veprim synon të shprehë solidaritet dhe nderim për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëkohësisht, vendimi paraqitet edhe si shprehje e shpresës që ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë, të lirohen nga akuzat dhe të shpallen të pafajshëm.

Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar Këshillat e Bashkësisë Islame në komunat e Kosovës, drejtuesit e institucioneve arsimore të saj, imamët dhe nëpunësit e xhamive.

Vendimi i Bashkësisë Islame vjen në një ditë me rëndësi të veçantë për Kosovën, në pritje të zhvillimeve gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku po shqyrtohet çështja ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria nën lupën e Strasburgut

0
Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës po zhvillon në Strasburg, nga 15 deri më 17 shtator 2026, takimin e tij tremujor për mbikëqyrjen...