Barcelona respekton traditën dhe në sfidën e fundit përpara nisjes së sezonit I prezantoi tifozëve të saj në “Camp Nou” dhe të gjithë botës skuadrën për edicionin e ri. Sigurisht, e gjithë vëmendja ishte te Rodri, blerja më e bujshme e merkatos, që zbuloi edhe numrin 16 me të cilin do të nisë aventurën e re te kampionët spanjollë.
Bashkë me mesfushorin, në fushë zbritën edhe tre transferimet e tjera të verës, Anthony Gordon, Karim Adeyemi dhe talenti i ri Jesse Bisiwu.Entuziazmi i tifozëve të Barcelonës u shpërblye edhe me fitimin e trofeut “Gamper”, pasi skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mundi me rezultatin 2-1 egjiptianët e Al Ahly.
Hamza në minutën e 30-të dhe Rafinja me 11 metërsh në limitet e pjesës së parë shënuan golat e fitores për kampionët në fuqi të La Liga. Pas pushimit, miqtë shënuan golin e nderit me Zizo, ndërsa në fundin e sfidës, Gordon Gaboi një 11 metërsh që do ta bënte edhe më thellë suksesin e të zotëve të shtëpisë. Gjithsesi, ky episode nuk e prishi festën në “Kamp Nou”, ndërsa Barcelona do të nisë mbrojtjen e titullit kampion të dielën me ndeshjen e parë në sezonin e La Liga në transfertën e Elche, transmeton abcnews.










