BallinaBiznesiBanka Botërore, mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri

Banka Botërore, mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri

-

Projektet e Grupit të Bankës Botërore në Shqipëri, përfshirë “Mjedis i Pastër dhe i Qëndrueshëm për Detin Blu” dhe “Klima e Qëndrueshme dhe Zhvillimi Bujqësor”, i vendosin njerëzit në qendër të zhvillimit dhe synojnë të krijojnë mundësi më të mira për qytetarët. Këto iniciativa nuk përqendrohen vetëm në investime infrastrukturore, si zgjerimi i shërbimeve të furnizimit me ujë, ruajtja e ekosistemeve bregdetare apo zhvillimi i bujqësisë, por gjithashtu synojnë të forcojnë komunitetet lokale dhe të nxisin zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Pas vizitës në Shqipëri, Sameh Wahba, drejtor rajonal i Praktikës në Grupin e Bankës Botërore, theksoi se bashkëpunimi me partnerët lokalë është thelbësor për ndërtimin e komuniteteve më të forta dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët, duke kontribuar në një planet të jetueshëm dhe të qëndrueshëm.

“Jam shumë i kënaqur që jam në Shqipëri për të parë nga afër ecurinë e projekteve që kemi në bashkëpunim me qeverinë dhe partnerët tanë zhvillimorë. Gjatë qëndrimit këtu kam takuar zyrtarët kryesorë, përfshirë ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ministrin e Turizmit, Mjedisit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe drejtuesit e ujësjellës-kanalizimeve. Sa i takon ujësjellës kanalizimeve, po punojmë për zgjerimin e ofrimit të shërbimit për popullatën. Gjithashtu, po punojmë për ruajtjen e peizazheve të bukura që ka vendi dhe për reduktimin e ndotjes ujore”, tha Wahba.

Ai shtoi se iniciativa “Mjedis i Pastër dhe i Qëndrueshëm për Detin Blu” është një projekt transformues që synon të zvogëlojë ndotjen në lumin Vjosë dhe të ruajë ekosistemin bregdetar.

Projekti parashikon ndërhyrje në zgjerimin e infrastrukturës sanitare, promovimin e menaxhimit më të mirë të mbetjeve dhe ekonomisë qarkulluese, për të mbrojtur brezin bregdetar, i cili është një nga asetet më të rëndësishme të turizmit në Shqipëri.

Po ashtu, Wahba theksoi se projektet për investime në hapësira publike përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Gjithashtu, gjatë kësaj vizite takova fermerët e ullirit në Berat, si pjesë e programit tonë ‘Klima e Qëndrueshme dhe Zhvillimi Bujqësor’, i cili synon të bashkojë fermerët e këtij sektori me përpunuesit, universitetet dhe institucionet kërkimore, për të krijuar një produkt cilësor dhe konkurrues në tregjet e huaja” u shpreh ai.

Projekte të tilla synojnë të përmirësojnë jetën e qytetarëve duke i dhënë akses më të mirë në shërbime bazë, duke mbrojtur mjedisin dhe duke krijuar mundësi për zhvillim në sektorë kyç, përfshirë bujqësinë dhe turizmin, transmeton oranews.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

SHBA-të përgatiten për sulme të reja ndaj Iranit, operacionet mund të...

0
Forcat amerikane në Lindjen e Mesme janë të gatshme të nisin operacione të reja ushtarake kundër Iranit, të cilat mund të jenë në shkallë...