Herri Kejn shënoi golin e tij të parë në Bundesliga për këtë sezon, ndërsa Bajern Mynih triumfoi me vështirësi 1 me 2 në transfertë ndaj Elversberg. Bavarezët e zgjatën kështu serinë e tyre pa humbje në gjashtë ndeshje në të gjitha kompeticionet, me pesë fitore dhe një barazim.
Goli i Kejn në minutën e 72-të rezultoi vendimtar në përballjen e parë zyrtare mes dy skuadrave. Më herët kishin shënuar Karl në minutën e 26-të dhe Kratenmaçer në minutën e 61-të.
Skuadra e drejtuar nga Vinsent Kompani u ngjit në vendin e katërt të renditjes, ndërsa Elversberg zbriti në vendin e gjashtë. /GSH










