POSTIMET E FUNDIT

Autokolona e Diasporës mbërrin në Shkodër, niset drejt Tiranës në mbështetje të protestës

Autokolona e Diasporës ka mbërritur në Shkodër nga vende të ndryshme të Europës, me qëllim pjesëmarrjen në protestën qytetare që do të zhvillohet këtë mbrëmje në Tiranë.

Dhjetëra automjete të stolisura me flamuj kombëtarë u ndalën për pak minuta në hyrje të qytetit. Pjesëmarrësit thanë se kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme europiane për të qenë pjesë e protestës dhe për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj kauzës së protestuesve.

Gjithashtu, një nga qytetarët që është pjesë e autokolonës ka deklaruar: “Jemi sot këtu për t’i dhënë mbështetje gjithë atyre të rinjve që sot ndodh… që gjatë këtyre 20 ditëve ndodhen në Tiranë dhe për t’i dhënë një mesazh të qartë qeverisë që ka ardhur momenti për t’i dhënë Shqipërisë atë që meriton. Për t’i dhënë Shqipërisë një parlament të zgjedhur nga populli dhe jo nga kryetarët e partisë. Jemi këtu për t’u bashkuar dhe nuk do të ndalohemi deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme!, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB