BallinaShpalljeFtesë për regjistrim në shkollën shqipe LAPSh-Kt.Glarus

Ftesë për regjistrim në shkollën shqipe LAPSh-Kt.Glarus

-

Të dashur nxënës

Viti shkollor 2026/2027 në kantonin e Glarusit sapo ka filluar, e njëkohësisht edhe mësimi plotësues në gjuhën shqipe.

Duke ju uruar një vit të mbarë shkollor, ju ftojmë të regjistroheni në shkollën shqipe të LAPSh-Kt.Glarus.

Mësimi në gjuhën shqipe në shkollën e Niederurnes, në Linth-Escher, mbahet çdo të mërkure, prej orës 17:00 deri në ora 19:00, ndërsa edhe në Glarus, në Buchholz, çdo të enjte, prej orës 17:00 deri në ora 19:00.

I ftojmë të gjithë fëmijët e moshës shkollore në përgjithësi, e sidomos, ata, të cilët deri më tash nuk kanë pasur rast, të regjistrohen në shkollën shqipe për të mësuar dhe për të kultivuar gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare.

Ju mirëpresim!

Netstal, 17.08.2026

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çfarë do të ndryshonin në jetën e tyre? Sondazhi zbulon dëshirat...

0
Një sondazh i ri në Zvicër tregon se shumë njerëz do të dëshironin të kishin vepruar më herët për të realizuar ëndrrat e tyre....