BallinaAktualitetiASK: Mbi 78 mijë të rinj në Kosovë nuk janë as në...

ASK: Mbi 78 mijë të rinj në Kosovë nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë

-

Rreth dy të tretat e popullsisë në Kosovë apo 1 milion e 74 mijë e 704 janë popullsi në moshë pune.

Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se shkalla e personave joaktiv në moshë pune vazhdon të mbetet mjaft e lartë, 57 për qind.

Në raportin e publikuar për Rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për Tre Mujorin e Dytë të vitit 2024 (TM2 2024) nga ASK thuhet persona jo aktiv nga mosha 15 deri 64 vjeç, arrin 613 mijë e 29 qytetarë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 sa ishin 700 mijë e 565.

Sfidë tjetër po ashtu sipas ASK-së është edhe një fakt tjetër, 78 mijë e 457 të rinj nuk janë as në shkollë, as në trajnime e as në punë.

Ndërkaq, të punësuar në këtë periudhë (TM2 2024) sipas ASK-së janë 412 mijë e 482, derisa në periudhën e njëjtë të vitit 2023 kanë qenë 420 mijë e 150, njofton frontonline.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pulla postare e `Rilindjes` i dhurohet Bibliotekës Kombëtare

0
Pulla postare e gazetës historike “Rilindja” i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës. Drejtoresha...