BallinaArsimiASHAK zgjedh anëtarët e rinj

ASHAK zgjedh anëtarët e rinj

-

Kuvendi Zgjedhor i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka zgjedhur tetë anëtarët e rinj të rregullt dhe katër korrespodentë.

Si anëtarë të rinj të rregullt akademikë u zgjodhën, Bardh Rugova e Shkumbin Munishi nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë. Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore anëtarë të rregullt u zgjodhën Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi e Frashër Demaj.

Nga Seksioni i Shkencave të Natyrës, anëtarë u bënë  Arsim Morina e Salih Gashi. Nga Seksioni i Arteve anëtar u zgjodh, Xhevdet Xhafa.

Ndërkaq, u zgjodhën edhe katër anëtarë korrespondentë. Muhamet Mala u zgjodh anëtar korrespodent nga Seksioni i Shkencave Shoqërore, nga ai i Shkencave të Natyrës, Enver Hamiti, ndërkaq dy anëtarë korrespodent u zgjodhën nga Seksioni i Arteve, Ismet Jonuzi e Zake Prelvukaj, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Riviera Shqiptare, alternativa evropiane ndaj Santorinit: Bukuri natyrore dhe pushime me...

0
Media amerikane “Parade” rekomandon Rivierën Shqiptare si një alternativë tërheqëse ndaj destinacioneve të famshme evropiane, duke veçuar ujërat e kristalta, fshatrat piktoreskë dhe çmimet...