Arsenali triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales.
Në fund të pjesës së parë, në minutën e 44-të, futbollisti Bukayo Saka shënoi nga afërsia për rezultatin 1:0.
Arsenali – Atletico 1:0
Stadiumi “Emirates” në Londër.
Shikues: 60.000.
Gjyqtar; D. Siebert (Gjermaia).,
Shënues: Saka (44′).
Kartona të verdhë: Pubill.
Arsenali: Raya; White, Saliba, Gabriel, Calafiori (Hincapie 58′); Rice, Leëis-Skelly (Zubimendi 74′); Saka (Madueke 58′), Eze (Odegaard 58′), Trossard (Martinelli 83′); Gyokeres.
Atletico Madrid: Oblak; Pubill, Le Normand (Sorloth 57′), Hancko, Ruggeri; Simeone (Cardoso 57′), Llorente, Koke, Lookman (Molina 57’0; Griezmann (Baena 66′), Alvarez (Almada 67′).
Ky gol vendosi edhe fatin e kualifikimit, pasi sfida e parë në Madrid kishte përfunduar baras 1:1.
Goli i Sakas në pjesën e parë i siguroi Arsenalit kualifikimin në vetëm finalen e dytë në historinë e tyre në Champions League, saktësisht 20 vite pas së parës. Në këtë mënyrë, Arsenali u kualifikua në finale me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Llorente, në minutën e 81-të, nuk arriti të befasojë portierin Raya, pasi goditja e tij u prit pa shumë vështirësi.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është në ekstazë pas këtij suksesi, ndërsa ai i Atleticos, Diego Simeone, mbetet tejet i zhgënjyer që nuk arriti të sigurojë finalen.
Arsenali pret fituesin e sfidës së nesërme mes Bayernit dhe PSG-së. Ndeshja e parë është mbyllur me rezultat 5:4 në favor të parisienëve.
Finalja do të luhet më 30 maj, në orën 18:00, në stadiumin “Puskas Arena” në Budapest./K.Goca/BS




