BallinaAtdheuArdita Sinani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës Fitojnë të Drejta Pronësore në...

Ardita Sinani: Shqiptarët e Luginës së Preshevës Fitojnë të Drejta Pronësore në Kosovë

-

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani ka bërë të ditur se sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj, sipas të cilit shqiptarët e Luginës fitojnë të drejta pronësore në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Sinani ka shkruar se sot është një ditë e veçantë për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Republikën e Kosovës.

“Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, bashkëkombasit tanë tani kanë të drejtë të jenë titullarë të të drejtave pronësore në territorin e Republikës së Kosovës, sipas kushteve të përcaktuara nga ligji. Ky vendim është një hap shumë i rëndësishëm për lehtësimin dhe mbështetjen e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ajo ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët bënë të mundur miratimin dhe zbatimin e këtij ndryshimi.

“Ky akt tregon përkushtimin e Kosovës për të mbështetur të drejtat e bashkëkombasve tanë. Ky vendim jo vetëm që lehtëson jetën e shumë qytetarëve, por edhe forcon lidhjet tona kombëtare dhe shpreh solidaritetin midis shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar tutje Sinani.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Beppe Ghisolfi viziton Bibliotekën Kombëtare, dhuron libra dhe forcon urat kulturore...

0
Tiranë, 10 shtator, 2026 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pati sot një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Beppe Ghisolfin, personalitet të njohur të...