BallinaAtdheuAnulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

Anulohen të gjitha seancat për Thaçin për muajt nëntor dhe dhjetor

-

Seancat gjyqësore ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë anuluar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Pas përfundimit të Konferencës së Statusit të sotëm, ju njoftojmë se të gjitha seancat dëgjimore të planifikuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjyqin Thaçi etj. janë anuluar dhe hequr nga Kalendari i Gjykatës. Siç u përmend gjatë Konferencës së Statusit, Trupi Gjykues synon të nxjerrë një vendim mbi hapat e mëtejshëm në procedura më vonë këtë javë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se në Hagë kanë dëshmuar si dëshmitar të mbrojtjes së Thaçit ndër të tjerë kanë dëshmuar diplomatë amerikanë si; James Rubin, Cristopher Hill dhe së fundmi ish gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UÇK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm, transmeton BS.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kush është Justina Shiroka-Pula?

0
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave...