POSTIMET E FUNDIT

Anglia zhgënjen

Përballja mes Anglisë dhe Ganës, ashtu si filloi edhe përfundoi pa gola (0:0) në kuadër të xhiros së dytë të Grupit L të Kampionatit Botëror në futboll. Anglia zhgënjeu me rezultat por edhe me lojë ngase nuk ishte e rrezikshme sikurse në ndeshjen e parë në përballjen me Kroacinë.

Gana mori një pikë me shije të fitores për faktin se po ia afrohet kualifikimit.

Anglia – Gana 0:0

Stadiumi “Gillette”, Boston.
Shikues: 63.983.
Gjyqtar: S. Martinez (Hondurasi).
Kartona të verdhë: Rice – Williams .
Anglia: Pickford; James, Konsa, Guehi, Spence (O’Reilly 66′); Anderson (Eze 74′), Rice; Madueke (Rashford 83′), Bellingham (Rogers 73′), Gordon (Saka 66′); Kane.
Gana: Asare; Senaya (Peprah 87′), Adjetey, Opoku, Mensah; Yirenkyi, Partey; Inaki Williams (Fatawu 66′), Sibo, Semenyo; Ayew (Adu 67′).

Në minutën e 61-të, Elliot Anderson (Angli) pati rast të mirë nga afërsia, por goditja e tij me kokë bllokohet nga një mbrojtës i Ganës. Në minutën e 69-të Harry Kane (Angli) bëri një goditje të bukur jashtë 16-shit, por drejt këndit të poshtëm të majtë megjithatë portieri Benjamin Asare nuk e pati problem të ndal këtë goditje.

Në minutën e 86-të, Bukayo Saka (Angli) gjuajti drejt anës së djathtë të portës, por portieri e ndal dhe shpëtoi portën e tij..

Po të njëjtin minutë fat për Ganën, Nico O’Reilly (Anglia) gjuan me kokë por traversa ia mohoi golin.

Anglia kryeson me 4 pikë sa edhe Gana që gjendet në vendin e dytë.

Më 27 qershor luhet xhiro e tretë, Panama do të përballet me Anglinë dhe Gana me Kroacinë. Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 23.00./Bsot

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB