Ti u largove
Thjesht me ikjen tënde
Rende sorrqokakeve me vetveten endacake
Në kërkim të një strehe kujtimesh ndër muzgje
Mes fjalësh dallgëzuese pa zë.
Ti u largove pa thënë asgjë
Lëshove britmën mbytëse, ngashëryese
E çoroditur reve pa qiej u degdise
Dhe mbete mes ëndrrash, dëshirash të rilindje.
Mbete aty ku ishte fundi i fillimit
Meditimeve pa vizione,
Rrjedhës së lumenjve lotues
Brigjeve në shpirt burgosur
Ti u largove thjesht me ikjen tënde
Tradhëtove vetveten e vehtes
Si feniksi hirit flakërues
Fluturimthi, lirinë epokave ua përcjell…




