BallinaAtdheuAmbasadori amerikan përsëri në SPAK

Ambasadori amerikan përsëri në SPAK

-

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt është takuar sërish me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho dhe kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Ky është takimi i dytë brenda pak ditësh i ambasadorit amerikan me Brahon dhe Ketën. Interesant mbetet fakti se pse ambasadori amerikan shkon në pak ditë te SPAK. Me sa duket diçka pritet në ditët në vazhdim!

Nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit amerikan dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.

I shoqëruar nga anëtarë të delegacionit e senatorë amerikanë, ambasadori Wendt ka mbërritur në SPAK dhe delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Enver Hoxhaj uron 27-vjetorin e PDK-së, kujton Thaçin, Veselin dhe Krasniqin...

0
PRISHTINË – Në 27-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputeti i këtij subjekti politik, Enver Hoxhaj, ka uruar anëtarët dhe aktivistët...