BallinaDiasporaAmbasada e RMV-së në Bernë mbështet promovimin e librit „Një jetë e...

Ambasada e RMV-së në Bernë mbështet promovimin e librit „Një jetë e denjë për t’u jetuar“

-

Pasdite kulturore në Bernë, në shenjë të përfshirjes dhe respektimit të dallimeve

Bernë, 13 shtator 2026 – Biblioteka Kornhaus në Bernë u shndërrua në një hapësirë të veçantë takimi për kulturën, letërsinë dhe dialogun njerëzor, ku u organizua një pasdite kulturore nga shoqata „Gratë e Maqedonisë në Zvicër“.

Në këtë aktivitet siç mëson helveticALforum.ch morën pjesë ambasadori Rexhep Demiri dhe zëvendësambasadorja Valmira Sela-Sopa, së bashku me stafin e Ambasadës, duke dëshmuar mbështetjen institucionale për nismat që promovojnë kulturën, gjuhën dhe letërsinë maqedonase në Zvicër. Në qendër të aktivitetit ishte promovimi i librit „Një jetë e denjë për t’u jetuar“, me autore Mimoza Petrevska Georgieva dhe Emilija Georgievska-Nanevska. Vepra sjell rrëfime personale dhe dëshmi të familjeve që jetojnë me sfidat e përditshme të rritjes dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara. Përmes historive të sinqerta dhe përvojave të jetës, libri përcjell një mesazh të fuqishëm për pranimin, barazinë, përfshirjen dhe respektimin e dallimeve. Ai i fton lexuesit të shohin përtej paragjykimeve dhe të kuptojnë më mirë realitetin, sfidat dhe potencialin e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Atmosfera gjatë pasdites kulturore ishte e ngrohtë dhe miqësore. Dashamirës të librit, kulturës dhe gjuhës maqedonase u mblodhën për të ndarë përvoja, rrëfime dhe mendime mbi një temë me rëndësi të veçantë shoqërore. Diskutimet e zhvilluara gjatë aktivitetit e pasuruan edhe më tej këtë takim, duke vënë në pah rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe krijimit të një shoqërie ku dallimet pranohen dhe respektohen.

Veprimtari të tilla kulturore kanë një rëndësi të veçantë për komunitetet që jetojnë jashtë vendit të origjinës. Ato jo vetëm që ndihmojnë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe letërsisë, por krijojnë edhe hapësira për komunikim, bashkëpunim dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet pjesëtarëve të komunitetit. Mbështetja e nismave të tilla nga Ambasada përbën një kontribut të rëndësishëm në jetën kulturore të komunitetit maqedonas në Zvicër, duke nxitur organizimin e aktiviteteve që bashkojnë njerëzit rreth vlerave të përbashkëta dhe mesazheve që tejkalojnë kufijtë kulturorë e shoqërorë. Pasditja kulturore në Bernë dëshmoi edhe një herë se libri dhe kultura mund të shërbejnë si ura lidhëse mes njerëzve, duke hapur rrugën drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse, më solidare dhe më të ndjeshme ndaj dallimeve njerëzore, transmeton Ambasada e RMV-së në Zvicër, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kapiteni i FSK-së vlerësohet me titull prestigjioz në SHBA

0
Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane – U.S. Army Special...