spot_img
BallinaAtdheuAli Ahmeti: Mirënjohje për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës

Ali Ahmeti: Mirënjohje për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës

-

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim anëtarët e Shoqatës së Shqiptarëve Mbrojtës të Kroacisë në Luftën Atdhetare, të udhëhequr nga Esad Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve të Kroacisë, dhe Tomë Kaqinari, nga Bashkësia e Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës në Kroaci.

Në këtë takim, i zhvilluar në një atmosferë vëllazërore dhe respekti të ndërsjellë, u ndanë kujtime dhe përvoja mbi rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e Kroacisë dhe mbi sakrificat e tyre, të cilat përbëjnë dëshmi të pathyeshmërisë dhe qëndresës për liri dhe dinjitet.

U përkujtuan edhe bashkëluftëtarët e shquar, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, si dhe Bekim Berisha – Abeja, emra të cilët do të mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën e kombit.

Ali Ahmeti ka shkruar ne Facebook, duke shprehur mirënjohjen e thellë për rolin e Kroacisë në luftën çlirimtare të Kosovës, duke nënvizuar se gjaku i derdhur për liri i bashkon përjetë dy popujt dhe forcon lidhjen historike mes tyre si bashkëluftëtarë në përpjekjet për të drejtë dhe dinjitet kombëtar, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Filharmonia e Kosovës sjell sonte koncertin “Homazh muzikor për Nënë Terezën”

0
PRISHTINË – Filharmonia e Kosovës organizon sonte koncertin “Homazh muzikor për Nënë Terezën”, kushtuar figurës së shquar shqiptare dhe humanistes me famë botërore, Nënë...