BallinaAtdheuAlbin Kurti paralajmëron formimin e qeverisë

Albin Kurti paralajmëron formimin e qeverisë

-

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij ka shënuar një fitore të padiskutueshme në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se rezultati është i qartë në shumicën e komunave të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka theksuar dominimin e LVV në shumicën e komunave, edhe pa përfshirë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet. Deri atëherë, do të kujdesemi për ruajtjen e secilës votë që na e keni besuar”, ka shkruar Kurti. Deklarata e tij vjen në një kohë kur partitë opozitare kanë ngritur dyshime mbi integritetin e procesit zgjedhor, duke kërkuar transparencë në numërimin e votave.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon përpunimin e të dhënave, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të certifikohen në ditët në vijim, njofton telegrafi.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pengjet e Bosforit dhe Çmimi i Fshehur i Pavarësisë: Shkrimi i...

0
Nga Evarist Beqiri Aktet e mëdha nuk shkruhen me poezi. Ato paguhen me fatura të rënda njerëzore. Gjatë analizës së rrugëtimit politik të Ismail Qemal...