BallinaKulturaAktori Enver Petrovci nderohet me një mbrëmje përkujtimore

Aktori Enver Petrovci nderohet me një mbrëmje përkujtimore

-

Ikonë e kulturës dhe një personalitet që ka ndikuar në ngritjen dhe zhvillimin e skenës artistike shqiptare për dekada, ishte aktori dhe regjisori i mirënjohur Enver Petrovci, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme me rolet e tij të fuqishme dhe interpretimet e jashtëzakonshme. Ai jo vetëm që mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë, por ishte zëri, fytyra dhe shpirti i shumë roleve që shënuan teatrin, filmin dhe kujtesën kulturore të vendit tonë. I njohur për rolet e tij të paharrueshme dhe profesionalizmin në teatër, film dhe televizion, duke shfaqur një talent të rrallë për interpretim dhe një prezencë të fuqishme artistike, ai e ngriti teatrin dhe filmin tonë në skenën vendore, rajonale dhe evropiane.

Hana Petrovci, vajza e Enver Petrovcit, në shënimin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit të mirënjohur, tha se: “Babi krejt jetën e ka pas me humor. Edhe në orët e fundit të jetës, kur i ka hap sytë dhe unë kam qenë pranë tij duke ia mbajtë dorën, ai ka fillu me ma këndu këngën ‘Oj Hanë’”.

Kontributi i tij në kinematografi është po aq mbresëlënës. Petrovci ka interpretuar në mbi 50 filma, që nga vitet ’70 deri në dekadën e fundit. Pas viteve ’90, Petrovci e zhvendosi karrierën në trojet shqiptare, ku u angazhua si aktor, regjisor dhe pedagog. Vepra e tij shquhet për përkushtimin ndaj artit, kulturës dhe gjuhës shqipe, duke e bërë një nga personalitetet më të rëndësishme të skenës shqiptare.

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit Enver Petrovci, figura e tij është nderuar me një mbrëmje përkujtimore nga familjarët, miqtë, artistët dhe artdashësit në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, duke kujtuar herën e fundit kur është takuar me Enver Petrovcin, u shpreh: “Jemi me fat që e kemi pas, ai do të mbetet pjesë e jona, e rrënjosur në punën që e bëjmë pranë institucioneve tona”.

Në emër të Fakultetit të Arteve, Zeni Ballazhi, mes kujtimesh, tha se: “Ajo që e bën të veçantë Enverin ishte mënyra se si ai sillej me njerëzit. Kjo është diçka që nuk mësohet në shkollë, ky është karakter”.

Një figurë e paharrueshme e artit skenik dhe kinematografisë shqiptare, aktori i shquar Enver Petrovci, me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në teatër dhe film, do të mbetet gjithmonë një pasuri për kulturën tonë dhe një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Me emocione të thella dhe fjalë të ndjeshme, Vanesa Petrovci, vajza e Enverit, foli për babain e saj, duke kujtuar momente të rëndësishme jetësore. Ajo tregoi se: “Babi ishte një njeri që edhe kur vetë e kishte vështirë me marrë frymë, mundohej me na dhanë frymë neve”.

Enver Petrovci ishte aktor dhe regjisor, i cili fillimisht studioi në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e aktrimit, e më pas mbaroi studimet universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zv.kryeministri, Bekim Sali nga ShBA: Sllovenia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë...

0
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ka zhvilluar në Nju Jork takim dypalësh me...