Një protestë e madhe në Shkup në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së së Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të organizohet nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Protesta në Shkup do të jetë vazhdimësia e protestave që u mbajtën më parë në Prishtinë, Tiranë dhe Strasburg, ku veteranë të UÇK-së, si dhe qytetarë, shprehën mbështetje masive për ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët po gjykohen nga Tribunali i Hagës.
Për organizimin e protestës në Shkup, Ahmeti është koordinuar edhe me organizatën e veteranëve të UÇK-së nga Kosova. “Kryetari Ahmeti, në cilësinë e njërit prej themeluesve të UÇK-së në Kosovë dhe UÇK-së në Maqedoni, do të organizojë një protestë të madhe me veteranët e UÇK-së në Shkup në gjysmën e parë të dhjetorit. Protesta do të mbahet në sheshin Skënderbe.
Në protestën e titulluar “Drejtësi për Çlirimtarët”, pritet të marrin pjesë veteranët e UÇK-së, si dhe qytetarë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që janë të pafajshëm, dhe pritjet janë që ata të lirohen nga akuzat. Në fund të fundit, në mbrojtje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dëshmoi edhe ish-gjenerali amerikan Wesley Clark“, thonë nga BDI për “Sloboden Peçat”.
Në organizimin e protestës në Shkup, përveç Ahmetit, pritet të marrë pjesë edhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, e udhëhequr nga Fazli Veliu, dhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e Besim Hodës. Hoda për “Sloboden Peçat” se do të marrë pjesë në protestën në Shkup, dhe nëse i kërkohet, do të jetë edhe ai pjesë e organizatës.
“Të gjitha shoqatat do të jenë në protestë për të mbështetur në mënyrë paqësore dhe të ndershme liderët që tani po gjykohen në Hagë. Kushdo që mendon se po gjykohet padrejtësisht, dhe unë mendoj se po, është i mirëpritur”, thotë Hoda.
Njoftimi për protestën në Shkup erdhi nga Kosova, pas takimit të Ahmetit me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës, transmeton opentv.




