0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Me tre orë vonesë dhe disa të vrarë/ Izraeli e konfirmon: Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit

Duhet ti lexosh

Marrëveshja e shumëpritur e armëpushimit ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Sipas mediave të huaja, tre pengjet e para që do të lirohen nga Hamasi.

Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi.

“Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi për fazën e parë në Gaza do të hyjë në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT)”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë  se armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët.

Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën.

Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite.

Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit