BallinaAtdheuPresidentja Osmani delegon delegacion nga kabineti në inaugurim të Presidentit Trump

Presidentja Osmani delegon delegacion nga kabineti në inaugurim të Presidentit Trump

-

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve), për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit të ri amerikan, Donald Trump . Megjithatë, duke u bazuar në traditën protokollare, shumica e vendeve përfaqësohen në këto ceremoni nga ambasadorët e tyre të akredituar në Washington D.C.

“Duke e vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, Presidentja ka vendosur ta dërgojë një delegacion të kabinetit të saj, i cili, së bashku me ambasadorin në SHBA, Ilir Dugolli, do ta përfaqësojnë Kosovën në aktivitetet inauguruese të datave 19-21 janar”, tha për RTKlive, Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes Osmani.

Kuptina tha se presidentja Osmani tashmë ka pasur rastin ta urojë personalisht Presidentin Trump gjatë një bisede të përmbajtësore që zhvilluan muajin e kaluar të mbajtur në Pallatin Elysee, në Paris. “Ky angazhim i vazhdueshëm reflekton përkushtimin e Kosovës për të forcuar bashkëpunimin me administratën e re amerikane dhe për të avancuar interesat e përbashkëta”, tha ai, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

0
Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane. Kështu...