Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në takim shefen vëzhguese të Misionit të BE-së, Nathalie Loiseau, me të cilën ka diskutuar mbi sigurinë, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e EOM-it në mbështetjen e zgjedhjeve transparente dhe demokratike në Kosovë.




