3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Brenda bibliotekës/ Shumica preferojnë kontaktin me librit, por ka edhe lexues që kërkojnë on-line

Duhet ti lexosh

Të shfletosh librin, është kënaqësia më e madhe e lexuesit.

Pikërisht këta lexues që duan të kenë sa më pranë librin, përdorin më pak teknologjnë edhe pse vetë koha në shumë raste u imponon studimin online. Por lexuesi klasik është ai që zgjedhe të kaloj më tepër kohë në bibliotekë.

“Për tre mujorin mund themi që kemi pas mbi 1000 lexues në këtë godinë ku kemi 10 salla studimit. Sigurisht që ka pasur lexues të interesuar për shkak të ndërthurjes që kemi ne këtë ambient e BL që është dhe kriteri muzeal i godinës duke qenë përmabtja e librave që gjenden në sallat e leximit, por edhe kriteri elektronik. Që do të thotë ne paraleleshit kemi dhe pjesën e dixhitimit ku frekuentuesit e bibliotekës kanë akses edhe online edhe në librat fizik”, tha Antoni Çikollari, bibliograf. Nëse për një 40 vjeçar leximi i librit fizik është kënaqësi, për të rinjtë është një kuriozitet, pasi këta të fundit botën e librit e njohin nëpërmjet teknologjisë. “Për leximin e online zakonisht është mosha e re nga 2-25 vjeç, ndërsa lexuesi tipik preferon kontaktin me librin fizik. Por moshat e reja kanë interes për librat e ndaluar që kanë qenë dikur”, tha Çikollari. Libri është një pasuri që mbetet dhe trashëgohet ndër breza, ndryshe nga një libër dixhital ku tableti mund të thyhet apo adresa mund të hakerohet dhe pasuria digjitale mund të zerohet, njofton topchannel.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit