BallinaFoto LajmNdalohet përdorimi i aplikacionit TikTok në SHBA

Ndalohet përdorimi i aplikacionit TikTok në SHBA

-

Gjykata e Lartë ka mbështetur një ligj që do të ndalojë përdorimin e TikTok në SHBA nëse kompania e saj me bazë në Kinë nuk e shet platformën deri më 19 janar.

Kompania ByteDance u urdhërua gjatë vitit 2024 që t’i shiste aplikacionin një blerësi në SHBA ose do të ndalohej deri më 19 janar.

ByteDance sfidoi ligjin dhe argumentoi se ai shkel mbrojtjen e fjalës së lirë për më shumë se 170 milionë përdorues të aplikacionit në SHBA.

Por ky argument u refuzua nga gjykata më e lartë e vendit këtë të premte, që do të thotë se TikTok tani duhet të gjejë një blerës të miratuar për versionin amerikan të aplikacionit ose të përballet me një ndalim.

Zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë kanë akuzuar ByteDance se është e lidhur me qeverinë kineze dhe kanë ngritur shqetësime se cënon sigurinë kombëtare të SHBA, njofton euronews.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Von der Leyen: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm drejt BE-së

0
Ballkani Perëndimor po ndërmerr hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Shqipëria po shënon përparim mbresëlënës në rrugën e saj evropiane. Kështu...