Imer Merlika përmes botimit “Shteti, autor krimesh” ka paraqitur dëshmi prekëse për periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri
Prezantimin e botimit zgjodhi ta bëjë në Krujë ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm. Në fokus është historia e familjes Merlika, të përndjekur nga regjimi
“Është kujtesa për të mos harruar”, thotë Alfred Lela duke përforcuar mesazhin që përcjell ky libër.
Një nga momentet më prekëse të librit është amaneti i gjyshes për të gjetur eshtrat të parëve të vrarë nga shteti komunist, njofton oranews. “Jam i vetëdijshëm se kjo temë sado materiale të ketë, përsëri mbetet me boshllëqet e saj. Kryesisht, ky libër arkivon përndjekjen e paraardhësve tanë. Por ky libër ka dhe një mesazh në thelb, në vëmendje të brezit pasardhës, që duhet nganjëherë të kthejnë kokën pas dhe të shikojmë nga vijmë e nga kemi origjinën”, shprehet Merlika. “Është kujtesa për të mos harruar. Për të mos e lënë historinë të përsëritet, sepse kur ajo është e përgjakshme për një shqiptar të vetëm, është e përgjakshme për të gjithë shqiptarët”, thotë Alfred Lela.