0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Përfaqësuesja e Kosovës U18 mposht Bullgarinë dhe prekë gjysmëfinalen

Duhet ti lexosh

Përfaqësuesja e Kosovës U18 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë në fazën grupore të IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar një vend në gjysmëfinale si lidere e grupit B.

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën, Kosova ka triumfuar me rezultat 35:33 pas një dueli të fortë dhe të hapur deri në sekondat e fundit.

Portieri Olt Kabashi ka qenë hero i ekipit, duke pritur një penallti vendimtare në minutën e pesëdhjetë e nëntë dhe duke realizuar dy pritje të tjera të jashtëzakonshme në minutën e gjashtëdhjetë, që kanë vulosur suksesin e skuadrës. Në aspektin ofensiv, Olsi Mulaj ka shkëlqyer me dymbëdhjetë gola, duke qenë më efikasi në ekip. Amar Muqolli dhe Granit Kadiri kanë kontribuar me nga gjashtë gola secili. Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën në turne, pasi të martën ka mposhtur Moldavinë, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit