BallinaAtdheuPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uron Milanoviq për rizgjedhjen si president i...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uron Milanoviq për rizgjedhjen si president i Kroacisë

-

Përmes një postimi në platformën sociale “X”, Osmani ka shprehur vlerësimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës dhe dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar Kroacinë si një aleat të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

“Urime, i dashur President Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si president i Republikës së Kroacisë. Si një mbështetës i palëkundur i popullit të Kosovës dhe i vendit tonë në rrugën e tij drejt familjes euroatlantike të kombeve, pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, do të forcojmë edhe më tej partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Kroacisë,” ka shkruar Osmani.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Anglia ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Spanjës

0
Spanja, e cila kishte regjistruar 43 ndeshje radhazi pa humbje, është mposhtur sonte në shtëpi, duke ndërprerë serinë e saj fantastike. Anglia kaloi në epërsi...