3.5 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Ambasadori britanik mbikëqyr përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet

Duhet ti lexosh

Ambasadori britanik mbikëqyr përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet, Celibashi: Diskutuam masat për parandalimin e shitblerjes së votës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka pritur në KQZ ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, për të parë nga afër përgatitjet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për për parlamentaret e 11 majit.

Celibashi shkruan se gjatë takimit u diskutuan pikëpamjet dhe përpjekjet për masata kundër shitblerjes së votës, dhe shumë çështjeve të rëndësishme për procesin e zgjedhjeve.

“Mikpritëm sot në KQZ, Ambasadori Britanik në Shqipëri, z. Nicholas Abbott me të cilin zhvilluam një bisedë të hapur mbi përgatitjet e KQZ për Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025. Pasi diskutuam mbi zhvillimet dhe mjedisin politik në këtë periudhë parazgjedhore, u thelluam mbi temën e votimit nga jashtë dhe sfidat e organizimit të këtij procesi. Ndamë pikëpamjet dhe përpjekjet tona mbi çështje me rëndësi si masat e marra për parandalimin e shitblerjes së votës, shmangies së abuzimit të burimeve shtetërore në fushatë dhe rritjen e rolit të institucioneve të tjera në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Me Ambasadorin Abbott u ndalëm edhe tek plotësimi nga ana e KQZ të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe nevojës së implementimit të plotë të rekomandimeve që kërkojnë ndërhyrje legjislative nga Kuvendi. Diskutuam në detaje për risitë e Platformës së Raportimit Financiar dhe promovimin e rolit mbikqyrës të shoqërisë civile mbi financimet zgjedhore. Me Ambasadorin Abbott dakordësuam rëndësinë unike të procesit të ardhshëm zgjedhor që lidhet me anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. E falenderova Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e fortë ndaj KQZ dhe vijimin e nismave të përbashkëta për fuqizimin e institucionit”-shkruan Celibashi, njofton topchannel.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit