0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Zgjedhjet e 9 shkurtit, Zv.ministrja e Jashtme: Diaspora, rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes së Kosovës

Duhet ti lexosh

Zëvendës Ministrja e Jashtme e Kosovës ka deklaruar në një intervistë në Syri Tv, se procesi zgjedhor i 9 shkurtit në Kosovë do të zhvillohet ne mënyrë demokratike ashtu si çdo proces tjetër.

Liza Gashi: Kosova do të vazhdojë procesin elektorale këtë vit. Ne me 11 Janar hapim fushatën elektorale në Republikën e Kosovës. Por besoj se do të jetë një proces demokratik si çdo proces tjetër në Republikën e Kosovës. Ne këto vite kemi dëshmuar jashtëzakonisht shumë që dimë të menaxhojmë proceset demokratike në mënyrë fantastike në rajonin tonë.

Presioni i Serbisë është i vazhdueshëm dhe destruktiv karshi Republikës së Kosovës. Serbia ende nuk e ka pranuar faktin që Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe sovran. Ne vetëm vitin e kaluar kemi patur një numër të vazhdueshëm të sulmeve nga pala e Serbisë. Serbia duhet të ballafaqohet me të vërtetën dhe me të kaluarën e saj, për të ecur përpara drejt BE. Po ashtu Serbia duhet të pranojë faktin që Republika e Kosovës është e pavarur dhe sovrane. Kosova si shtet është një shtet multietnik me prezencë të vendeve të rezervuara të pakicave jo shumicë në parlamentin e Republikës së Kosovës dhe në këtë rast janë 10 vende të rezervuara për pakicën serbe në parlamentin e Kosovës. Jemi vend demokratik dhe të gjithë partitë opozitare por edhe partitë, shumicë dhe jo shumicë në Republikën e Kosovës mund të garojnë dhe të ballafaqohen me qytetarët. Normalisht që Lista serbe është një liste që ka qenë destruktive gjatë gjithë kohës dhe ju keni parë një numër të problemeve që kanë dalë në kuadër të KQZ të Republikës së Kosovës me certifikimin e listës serbe.

Ne këtë vit, për herë të parë, do të kemi mundësi që pjesëtarët e diasporës të mund të votojnë në ambasadë dhe në konsullata. Të votojnë me postë në vendet e tyre respektive dhe të votojnë me postë në Kosovë. Diaspora ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në Republikën e Kosovës dhe në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës por edhe demokratizimit. Roli i tyre ka qenë vendimtar në zgjedhjet e viti 2021.

Këtë vit si pjesë e procesit zgjedhor, sepse jemi në një palë zgjedhje të rregullta është shumë rëndësishme të theksohet se për herë të parë në Republikën e Kosovës po mbajmë zgjedhje të rregullta dhe ku kemi një qeveri që ka përfunduar një mandat 4-vjeçar. Kështu që në këtë drejtim janë më shumë se 105 mijë bashkatdhetarë të cilët janë regjistruar të votojnë fizikisht në ambasada dhe konsullata, përmes postës në misionet diplomatike.

Është edhe një numër i jashtëzakonshëm që çdo palë zgjedhje vendosin të vijnë në Kosovë. E muaji shkurt për ne është edhe muaji i pavarësisë së Republikës së Kosovës, kështu që një numër i madh i bashkatdhetarëve do të në bashkohet në Kosovë.

 Kjo përfshirje e diasporës është një kapital i jashtëzakonshëm për Kosovën që duhet të shfrytëzohet për të ndërtuar ura bashkëpunimi sepse besojmë fuqishëm që shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, kanë një kapital të jashtëzakonshëm si human, ashtu edhe financiar por edhe social mbi të gjitha.

 Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Por në të njëjtën kohë edhe në mbështetjen ekonomikë të Kosovës….

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit