BallinaAtdheuFluks lëvizje në kufi në Kakavijë, mbi 6000 persona udhëtojnë për në...

Fluks lëvizje në kufi në Kakavijë, mbi 6000 persona udhëtojnë për në Shqipëri

-

E diela e fundit e vitit ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjeje në doganën e Kakavijës. Gjatë 24 orëve të fundit, 6271 persona dhe 2001 automjete kanë kaluar nga Greqia në Shqipëri, kryesisht emigrantë që kthehen për të festuar fundvitin me familjet e tyre. Po ashtu, ka pasur një lëvizje të konsiderueshme edhe në drejtim të shtetit grek, me 3228 persona dhe 1018 automjete që kanë kaluar në anën tjetër të kufirit.

Deri tani, në sportelet e kontrollit të dokumenteve në të dyja anët e kufirit nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje. Gjatë periudhës së festave, në doganën e Kakavijës kanë kaluar rreth 90 mijë persona në kufirin me Greqinë, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Anglia ka triumfuar me rezultat 3:2 ndaj Spanjës

0
Spanja, e cila kishte regjistruar 43 ndeshje radhazi pa humbje, është mposhtur sonte në shtëpi, duke ndërprerë serinë e saj fantastike. Anglia kaloi në epërsi...