Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Hasani: Objektivi për 2025-n, hapja e të gjithë kapitujve. Në 2030-n të integrohemi në BE

by administrator
11:02 27/12/24
in Atdheu në objektiv
Hasani: Objektivi për 2025-n, hapja e të gjithë kapitujve. Në 2030-n të integrohemi në BE
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani teksa ka bërë një rezyme të diplomacisë shqiptare përgjatë vitit 2024 që po lëmë pas, ka parashtruar edhe objektivat për vitin 2025.

Në pritjen e fundvitit me gazetarët, Hasani tha se përgjatë vitit 2024, një moment historik ishte mbajtja e Konferencës së Dytë dhe të Tretë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, më 15 tetor 2024, në Luksemburg, ku u hap kapitulli i parë të negociatave.

Sipas Hasanit, këto hapa shënuan një fazë të re në procesin e anëtarësimit, duke i dhënë një impuls të ri gjithë procesit të integrimit.

Hasani vuri në dukje se në vitin 2025, objektivi është që të hapen të gjithë kapitujt me Bashkimin Evropian.

“Objektivi ynë është i qartë: në vitin 2025 synojmë të hapim të gjithë grup-kapitujt dhe të mbyllim grup-kapitullin e gjashtë, ndërsa deri në fund të vitit 2027, planifikojmë të mbyllim të gjitha negociatat dhe të jemi gati për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. Ky është një qëllim ambicioz, dhe diplomacia do të luajë një rol kyç në realizimin e tij, me komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare të BE-së.

Në këtë kuadër, pjesëmarrja e Shqipërisë në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt këtë vit në Berlin në dhjetëvjetorin e tij, ka qenë gjithashtu një mundësi për të shpejtuar integrimin dhe intensifikuar mbështetje për stabilitetin në rajon dhe në Evropë”, u shpreh Hasani.

Ministri i Jashtëm theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me fqinjët dhe siguria Rajonale janë në fokusin e diplomacisë shqiptare, ndërsa sovranitetit dhe integriteti territorial i Kosovës, sipas tij, janë prioritet kombëtar.

“Shqipëria ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për ruajtjen e stabilitetit dhe integritetit të Kosovës në një periudhë të ngarkuar me sfida të brendshme dhe të jashtme.

Kemi mbështetur gjithmonë dialogun e lehtësuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqësore.

Ky proces është i domosdoshëm për stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe për integrimin e të dyja shteteve në strukturat evropiane. Shqipëria ka luajtur një rol konstruktiv në këtë dialog, duke inkurajuar palët për të shprehur fleksibilitet dhe angazhim të vërtetë për arritjen e një marrëveshjeje që do të respektojë të drejtat e të gjithë qytetarëve dhe do të sigurojë një paqe të qëndrueshme.

Kemi ofruar, gjithashtu, mbështetje të vazhdueshme për Kosovën në këtë proces, duke lobuar për mundësitë që ky dialog të përfshijë përfitime të prekshme për të dyja vendet dhe për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Hasani.

Ai shtoi se Shqipëria ka dënuar me forcë çdo formë të dhunës dhe terrorizmit të manifestuar në territorin e Kosovës, duke përfshirë këtu çdo akt të dhunshëm që ka synuar drejtpërsëdrejti destabilizimin e saj dhe më gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Hasani ka bërë të ditur gjithashtu, se ka nisur “bashkëpunimi konkret me NATO-n për organizimin e Samitit të Aleancës në Tiranë në vitin 2027, ku Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të presë një ngjarje kaq të rëndësishme në rajon”. Kreu i diplomacisë shqiptare shpjegoi se mbetet prioritet forcimi i Lidhjeve me Diasporën ndërsa vuri në dukje se Ministria e Jashtme po eksploron “mundësitë për të rinjtë shqiptarë që të kthehen në atdhe dhe të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, duke krijuar mundësi për “brain gain” përmes kthimit të njohurive dhe eksperiencave nga jashtë”, njofton rtsh.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh