Ambasadori Milaim Fetai e mirëpriti në ambasadë Dr.sci. Shoip Shoipin, i shoqëruar nga djali i tij, Donarti. Me këtë rast, ambasadori i përcolli urimet më të përzemërta Dr. Shoipit për titullin e merituar “Mjeku më i mirë për vitin 2024 në Kroaci”.
Dr. Shoipi, i lindur në fshatin Dobërdoll të rrethinës së Gostivarit, është kirurg specialist në urologji dhe subspecialist në onkologji urologjike. Ai përfaqëson një shembull të shkëlqyer të suksesit të diasporës tonë, duke na bërë krenarë të gjithëve.
Profesionalizmi, humanizmi dhe përkushtimi i tij në Klinikën Universitare Urologjike në Zagreb janë një dëshmi e vlerave të larta dhe kontributit të mërgatës sonë.
Ambasadori Fetai nuk e fsheh gëzimin e tij për këtë arritje dhe ndër të tjera shprehet: „Urime të përzemërta Dr. Shoipit për këtë arritje të madhe!“.
helveticALforum