Shenjtëri në rrugë të dijes! Shpirt i bardhë! Sa të kemi edhe bëmirës nuk do t’ na lëshoj toka! Për studentët e mjekësisë në Kolegjin Albert Einstein, ditët e tyre të shqetësimit për paratë kanë mbaruar: falë një donacioni bujar nga një ish-profesoreshë, ata tani mund të studiojnë përgjithmonë pa pagesë. Prof dr. Ruth Gottesman, e cila ligjëroi atje si profesoreshë e pediatrisë. 93-vjeçarja dhuroi një miliard, që është shuma më e madhe e dhuruar ndonjëherë për një universitet mjekësor në SHBA.
Është gjithashtu e habitshme që Gottesman zgjodhi Kolegjin Albert Einstein – jo vetëm sepse ajo ishte vetë profesoreshë atje, por edhe sepse universiteti ndodhet në Bronx, një nga lagjet më të varfra të Nju Jorkut. Kjo është më shumë se madhështore! Të japim sa më shumë për dijen!