/ Cyrih, 13 dhjetor /
Kualifikueset e Botërorit 2026:
Kujtojmë se nga 13 përfaqësuese, këtë herë do të jenë 16 nga Europa në Botëror. Shqipëria është në grupin K, ndërsa Kosova në grupin B. Botërori 2026 në futboll do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Edhe Kosova dhe Shqipëria kanë grupe të vështira.
Sot në Cyrih është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2026. Kosova është tërhequr në Grupin B, ku janë katër ekipe. Krahas Kosovës në këtë grup janë edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovenia. Zgjerimi i numrit të pjesëmarrësve në Botërorin e vitit 2026 ka bërë që të rritet edhe numri i vendeve për ekipet anëtare të UEFA-s, nga 13 në 16. Faza e grupeve kualifikuese do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025.
Formati i këtyre kualifikimeve është me 12 grupe me katër ose pesë ekipe, e ku fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës. Katër vendet e mbetura do të vendosen më pas në mars 2026 në një ‘play-off’ të UEFA-s me 16 ekipe që përfshin 12 skuadrat e pozitave të dyta të fazës së grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve 2024-2025, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës si fitues të grupeve dhe as nuk hyjnë në ‘play-off’ si nënkampione në grup, njofton ffk-kosova. Ndeshjet do të zhvillohen në 10 ditë ndeshjesh gjatë pesë pushimeve ndërkombëtare. Këto pushime ndërkombëtare janë 21-25 mars, 6-10 qershor, 4-9 shtator, 9-14 tetor dhe 13-18 nëntor. Finalja do të mbahet në New York më 19 korrik 2026
Grupi A
Fituesi i çerekfinales mes Gjermanisë apo Italisë në Ligën e Kombeve
Sllovakia
Irlanda Veriut
Luksemburgu
Grupi B
Zvicra
Suedia
Sllovenia
Kosova
Grupi C
Kombëtarja që humb nga ndeshja Portugalia – Danimarka në çerekfinalen e Ligës së Kombeve
Greqia
Skocia
Bjellorusia
Grupi D
Fituesi i ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kombeve, Franca – Kroacia, do të jetë në Grupin D.
Ukraina
Islanda
Azerbajxhani
Grupi E
Fituesi i ndeshjes çerekfinale Spanja – Holanda, do të jetë pjesë e Grupit E.
Turqia
Gjeorgjia
Bullgaria
Grupi F
Fituesi i çerekfinales së Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Danimarkës, do të jetë në Grupin F.
Hungaria
Republika e Irlandës
Armenia
Grupi G
Humbësi i ndeshjes Spanja – Holanda në çerekfinale të Ligës së Kombeve do të jetë në Grupin G.
Polonia
Finlanda
Lituania
Malta
Grupi H
Austria
Rumania
Bosnja
Qipro
San Marino
Grupi I
Të rezervuara për fituesit
Norvegjia
Izraeli
Estonia
Moldavia
Grupi J
Belgjika
Uellsi
Maqedonai e Veriut
Kazakistani
Lihteshtejni
Grupi K
Anglia
Serbia
Shqipëria
Letonia
Andorra
Grupi L
Kombëatrja që humb në çerekfinalen Franca – Kroacia, do të garojë në Grupin L.
Çekia
Mali i Zi
Ishujt Faroe
Gjibraltari