Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Mbi Historinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve…

by administrator
14:24 10/12/24
in Kultura
Mbi Historinë e Shqipërisë dhe Shqiptarëve…
0
SHARES
4
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga Sokol PAJA /

Long Island, New York, dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, dega Long Island mikpriti z.Çelo Hoxha Drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Brisejda Lala Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor dhe Juliana Kurti Uznova Specialiste e projekteve audiovizivr pranë këtij instituti.

Në fjalën e mirëseardhjes kryetari i Vatrës Long Island Dr. Paulin Marku vlerësoi punën e shkëlqyer të ISKK për të zbardhur të vërtetat historike të shqiptarëve dhe punën profesionale me dokumentet historike për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve të manipuluara nga historiografia komuniste.

Drejtori Çelo Hoxha në fjalën e tij paraqiti aspekte të raportit të punës vjetore të Institutit duke u fokusuar në: Njohjen e luftës civile dhe abrogimin e ligjit të dëshmorëve. Z.Çelo Hoxha shpalosi para të pranishmëve projektin për identifikimin e të vrarëve gjatë luftës civile në Shqipëri.

Ai shpalosi punën e institucionit duke u fokusuar te intervistat dhe dëshmitë e ish të përndjekurve politikë prej regjimit komunist gjatë kohës së diktaturës në Shqipëri. Z.Hoxha insistoi te botimet shumë serioze dhe voluminoze të publikuar e botuar nga Instituti mbi të vërtetat historike për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe përcjellja e historisë te brezat e ardhshëm dhe futja e këtyre botimeve në tekstet shkollore.

Z.Hoxha u fokusua te shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati e vrarë nga komunistët më 1951 dhe puna e shkëlqyer në botimin e librit “Kundër rrymës”.

Juliana Kurti Uznova, specialiste e projekteve audiovizuale pranë këtij instituti shpalosi për të pranishmit botimin e librit “Zërat e kujtesës” botim i Institutit ku shqiptarë të persekutuar tregojnë vuajtjet dhe torturat çnjerëzore që shqiptarët pësuan prej regjimit komunist. Është domosdoshmëri mirënjohja e historisë së shqiptarëve dhe ftoi çdo shqiptar të prekur nga regjimi diktatorial që të bëhet pjesë e rrëfimit për botim.

Brisejda Lala Përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Shkencor u shpjegoi të pranishmëve aspekte të rëndësishme të librit të shkencëtares shqiptare Sabiha Kasimati “Kundër rrymës” përgatitur nga Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku dhe pjesë nga jeta e intelektuales që u ekzekutua nga komunistët më 1951.

Anëtari i kryesisë së Vatrës z.Ilir Cubi dhe shkrimtari Prend Ndoja përshëndetën dhe vlerësuan punën studimore e kërkimore shkencore në zbardhjen e të vërtetave të historisë së Shqipërisë. Në përfundim të takimit, miqtë nga Tirana dhuruan për fëmijët shqiptarë të shkollës shqipe “Gjergj Fishta” 20 kopje të librit “Kundër rrymës” të shkencëtares Sabiha Kasimati.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh