3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Më 17 dhjetor, raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

EKSKLUZIVE

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të mbajnë takimin e radhës më 17 dhjetor, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, ka konfirmuar pjesëmarrjen e palëve dhe ka theksuar se gjatë takimit do të shqyrtohen çështje të ndryshme, përfshirë implementimin e Marrëveshjes për normalizimin.

“Palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre dhe do të shqyrtojnë një sërë çështjesh, duke përfshirë zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, ka deklaruar Hipper.

- Reklama -

Ky takim vjen pas tensioneve të rritura mes Kosovës dhe Serbisë, pas sulmit në Zubin Potok të kanalit të Ibër Lepencit, ku qeveria e Kosovës akuzoi grupet terroriste serbe për ngjarjen, ndërsa Beogradi zyrtar mohoi përfshirjen e tij. Ky do të jetë takimi i fundit për këtë vit dhe një ndër takimet e fundit që organizon emisari evropian për dialog, Miroslav Lajçak, pasi mandati i tij skadon në fund të muajit janar. Pjesëmarrësit do të përpiqen të avancojnë dialogun dhe të adresojnë sfidat e mbetura. Një çështje tjetër e rëndësishme është se ende nuk është e qartë se kush do të jetë pasuesi i Lajçakut në këtë detyrë dhe gjithçka do të varet nga qëndrimi i shefes së re të diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, e cila ka marrë detyrën më 1 dhjetor. /rtsh.al/

 

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme