Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Kultura

Për Artin që Angazhon jo Vetëm Mendjen, por edhe Syrin e Shpirtin…

by administrator
22:38 06/12/24
in Kultura
Për Artin që Angazhon jo Vetëm Mendjen, por edhe Syrin e Shpirtin…
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook

Artistja shqiptare Odeta Xheka, themeluesja e “Galeria OXH” në Tampa, Florida, rrëfen për gazetën “Dielli” – organ i Federatës “Vatra” në New York, rrugëtimin e saj artistik për krijimin e një “institucioni” kulturor që do të promovojë e bashkojë artistë shqiptarë e ndërkombëtarë në Tampa, Florida.

Intervistoi: Sokol PAJA

“GALERIA OXH” SI NJË EKSPLORIM INTIM I PËRVOJËS NJERËZORE…

“Galeria OXH” është një hapësirë hibride ekspozimi virtual e in-situ në ndërtesën historike Kress Building në Ybor, Tampa. Pavarësisht njohjes së hollësishme të tendencave dominuese të gjykimit kuratorial e studimor përmes lentes së leximit historikë, politikë, e elementit shokues në artit kontemporan, “Galeria OXH” është e përkushtuar për të punuar me artistet gjuha vizuale e platformat ideologjike të të cilave ofrojnë mundësi për bashkim komplimentarë rreth artit jo si një formë arratisjeje apo një gjest sentimental, por si një mundësi që angazhimi me të bukurën dhe qashtersia ndjesore e përftuar prej këtij angazhimi të mos qëndroj vetëm brenda mureve të galerisë por të shërbej si një eksplorim intim i përvojës njerëzore.

ARTI QË ANGAZHON JO VETËM MENDJEN, POR EDHE SYRIN E SHPIRTIN…

Përveç përkujdesjes për një ndërthurrje breznore të artisteve punët e të cilave ekspozohen e promovohen në bazë të larmisë së disiplinave të lëvruara, Galeria OXH është konceptuar si strumbullari i një komuniteti artistesh, muzikantësh, poetësh, shkrimtarësh, kërcimtarësh, punonjësish te kulturës e gjithkujt tjetër që kërkon të zgjerojnë imagjinatën e botëkuptimin (vetjak e më gjerë) përmes artit që angazhon jo vetëm mendjen, por edhe syrin e shpirtin.

NJË ZË SHUMËSISË IDENTITARE TË NJË GRUAJE…

Inicialet e emrit tim janë gjithashtu emri i galerisë. Përdorimi i inicialeve, ndonëse jo një risi në emërtimin e një galerie arti, është domethënës në dy kuptime. Së pari, gratë në krye të një sipërmarrje (arti, në këtë rast) janë përgjithësisht të paragjykuara e duke i vënë emrin tim galerisë time i jap zë shumësisë identitare të një gruaje, artisteje, nëne e sipërmarrëse. Së dyti, shkronja “xh” e mbiemrit tim ofron një mundesi të shtuar të prezantoj gjuhën e kulturën amtare në mënyrë të drejtpërdrejtë.

KOMUNITETI I ARTISTËVE DHE RRITJA PROFESIONALE…

Si një hapësirë arti e krijuar nga një artiste, Galeria OXH i jep përparësi ngritjes së një komuniteti artistik ku rritja profesionale e artistëve bashkëpunëtorë përmes publikimit të katalogëve, diskutimeve ndër panele e ekspozimit të denjë në panaire arti e para ekipeve të blerjes muzeale, kritikës e koleksionistëve është më e rëndësishme se rendja pas konkurencës në emer të vanitetit profesional. Program i mirëmenduar kuratorial, eventet speciale, e marketingu inovativ janë gjithashtu pjesë e asaj ç’ka galeria bën për të nxitur shkëmbimin e hapur të ideve dhe mbështetur zhvillimin e nuancave artistike.

ARTISTË NDËRKOMBËTARË NË NJË GALERI SHQIPTARE…

OXH Gallery, ndonëse në hapat e parë, ka punuar me një sërë artistesh gra me karriera të mirë-ndërtuara e prestigj ndërkombetar si psh. Cristina Molina e cila numëron Fulbright Scholar Award dhe Joan Mitchell Center Residency ndërmjet shumë arritjeve profesionale, Rima Day veprat e së cilës janë në koleksionet e Harvard, Yale dhe Princeton dhe Frances F. Denny e cila numëron New Yorker, The New York Times, Architectural Digest, ELLE, Harper’s, BAZAAR, Marie Claire, Art Review dhe The Boston Globe mes klientëve të saj. Në të ardhmen e afert, OXH Gallery është shumë krenare të jetë ndalesa e parë e artistes japoneze Misako Nakahira në USA.

NJË GALERIA DEDIKUAR ARTISTEVE GRA…

Galeria është tërësisht e fokusuar në artistet gra; krijimtaria e tyre jo domosdoshmërisht zhbiron “rolin e gruas” si qëllim në vetvete apo si gurin themelues te çdo akti krijues por vetë misioni i galerisë i mëshon rezistencës e fuqizimit të identitetit gjinorë. Çdo krijim i përzgjedhur për ekspozim, nga piktura në kanavacë te punët në tekstil dhe video (e gjithçka tjetër ndërmjet), është një ftesë për reflektim e bashkëbisedim rreth ripërcaktimit të rolit të gruas artiste në boten e artit e jo vetëm si përsa i përket pritshmërise për t’i dhënë përparësi prindërimit mbi artin e tyre ashtu edhe vështirësinë e shtuar për të depërtuar suksesshëm në institucionet e artit, për të mos folur për mungesën e theksuar të referimit ndaj hapesirës së domosdoshme fizike dhe psikologjike për të bërë art.

MEDIA AMERIKANE DHE SHQIPTARE RAPORTOI NGJARJEN ARTISTIKE DHE KOMUNITARE…

Hap pas hapi, OXH Gallery po kthehet në një pikë referimi jo vetëm për audiencën lokale por edhe për mediatet e interesuara të skicojnë portretin e një sipërmarrje kulturore e cila e vesh Tampa Bay me qyrk kozmopolitan. Përveçse cituar here pas here në faqen kulturore të Tampa Bay Times, OXH Gallery është gjithashtu fituese e Tampa Bay Best of the Best ‘24 në kategorinë Arts&Entertainment ketu. WEDU ArtsPlus PBS ketu gjithashtu e ka bërë galerinë subjekt të një dokumentari eskluzive. ABC ActionNews (ABC) ketu e 10 Tampa Bay (CBS) ketu gjithashtu kanë filmuar segmente ku i mëshojnë jo vetëm rolit tim si themeluese e drejtuese e galerisë por edhe rrugëtimit tim individual filluar në Shqiperi. Hyperallergic ketu, 83degrees Media ketu dhe Arts Coast Magazine ketu kanë shkruar me detaje për ekspozitat në galeri.

ARTISTË NGA KOSOVA E SHQIPËRIA…

Artistet nga Kosova, Shqiperia, e kudo ku flitet shqip janë të mirëpritura të krijojnë ura komunikimi me OXH Gallery. Nëse vizioni i tyre përkon me atë të galerisë, janë gjithashtu të mirëpritura të bëhen pjesë e kalendarit artistik të Galerise OXH por edhe nëse rrugët tona artistike nuk puqen, unë jam e gatshme të ndihmoj e udhëzoj me durim e dëshirë për të përkrahur artistet si-motra në gjuhë e vokacion.

BASHKËPUNIMET E SË ARDHMES ME ARTISTËT MË TË SHQUAR SHQIPTARË…

Një projekt për të cilin jam shumë e investuar është bashkpunimi ose më saktë ndërthurrja midis Nga Pafajesia në Pafajesi, një krijim tejet unik i skenës shqiptare, e trupës së Tampa City Ballet. Me koreografi e drejtim artistik të Julian Bulkut, regji të Inis Gjonit, shkruar nga motrat e talentuara Jora e Kleitia Vaso, muzikë nga Alban Laro e prezencën skenike të Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Gean Arbana dhe Julian Bulku, Nga Pafajesia në Pafajesi është një eksperiment artistik përqëndruar në reflektimet e eksperiencat jetësore të koreografit gërshetuar me përditshmërinë e rrëmbyer të Tiranës e emigracionin si një prezencë e pashmangshme jo vetëm e njeriut dhe artistit në numrin njëjës, por gjithë brezave të këtyre 30 vjetëve të fundit.

Në këtë kuptim, përveçse një lloj rrëfimi vetjak, Nga Pafajesia në Pafajesi mton të përshkruaj eksperiencen e ikjes e rikthimit në identitet fillestar. Jo më kot, është përzgjedhur bashkëpunimi me Tampa City Ballet për t’i mëshuar akoma më fort konceptit të ndërlidhjes kulturore me atë ç’ka “përtej” ofron për tu kthyer sërish “këtu” me aftësi më të thelluara per të kuptuar më mirë veten e botën. Jam shumë e lumtur që OXH Gallery do të bëhet ura ndërlidhëse midis grupit të punës në Tiranë e trupës së baletit në Tampa që mundëson një eksperiencë elitare për komunitetin shqiptar e më gjerë në Tampa Bay.

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh