2 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

  Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi takon kongresistin Torres, flasin për sulmin në Ibër Lepenc

EKSKLUZIVE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresistin Ritchie Torres.

Sipas njoftimit, në fokus të diskutimit ishte perspektiva euro-atlantike e Kosovës dhe rrugëtimi në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Zëvendëskryeministri theksoi veçanërisht rëndësinë për mbështetje drejt anëtarësimit në NATO, si një proces me rëndësi gjeostrategjike për vendin por edhe për rajonin”.

- Reklama -

“Trajtoi dhe progresin demokratik e rritjen ekonomike që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit si tregues të zhvillimit të vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Mes tjerash bëhet e ditur se Bislimi e informoi Torresin edhe mbi sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, që sipas tij, për synim kishte ndërprerjen dhe vështirësimin e shërbimeve esenciale.

Bëhet e ditur se Bislimi u takua edhe me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani, me të cilën diskutuan një sërë temash të fushës ekonomike, fiskale dhe sektorale.

- Advertisement -

“Bassani vlerësoi lart bashkëpunimin me Kosovën dhe arritjet në vitet e fundit. Të dy palët theksuan se Kosova gjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime shumë të mira, duke udhëhequr me reforma dhe rritje ekonomike në rajon”, thuhet në njoftim.

Në takim u diskutua gjithashtu për zbatimin e projekteve zhvillimore të financuara nga Banka Botërore dhe atyre që janë në proces aprovimi. Mes tjerash theksohet se Bassani shprehu keqardhje për sulmin ndaj Kosovës në kanalin e Ibër Lepencit, duke theksuar se Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve, njofton rtk.

 

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme