BallinaAtdheuSerbia dënon Nezir Mehmetajn me gjashtë vjet burgim

Serbia dënon Nezir Mehmetajn me gjashtë vjet burgim

-

Shtetasi i Kosovës, Nezir Mehmetaj, është dënuar nga autoritetet gjyqësore serbe me gjashtë vjet burgim, me akuza për krime lufte.

Në dënim do t’i llogaritet koha e qëndruar në paraburgim dhe ky vendim i shkallës së parë të gjyqësorit serb mund të apelohet, njofton Radio Evropa e Lirë. Ai u arrestua më 3 janar 2020 në pikëkalimin kufitar në Merdar dhe që atëherë është mbajtur në paraburgim. Po atë vit, autoritetet gjyqësore serbe ngritën aktakuzë ndaj tij për krime lufte. Krimet supozohet se janë kryer në fshatin Rudicë, Komuna e Klinës. Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë kërkuar lirimin e Mehmetajt dhe të disa qytetarëve të tjerë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia nën dyshime për krime lufte.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Guri i vendlindjes sime

0
Nga Dashnim HEBIBI I flet tre gjuhë të huaja gjuha e tij kryesore është shqipja e pellazgëve dhe ilirëve, shqipja e iliridës shqipja e tërë shqiptarëve Preshëvën unë e...