TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”. Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.
Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Rama do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola./BS










