BallinaEKSKLUZIVENJË TAKIM I VEÇANTË, NJË MIRËNJOHJE E NDËRSJELLË DHE NJË MIQËSI QË...

NJË TAKIM I VEÇANTË, NJË MIRËNJOHJE E NDËRSJELLË DHE NJË MIQËSI QË NA NDERON!

-

Bernë, 15 nëntor 2026 – Ka takime që shkojnë përtej protokollit zyrtar, sepse në to mbizotërojnë vlerat njerëzore, respekti dhe mirënjohja e ndërsjellë. I tillë ishte edhe takimi ynë i sotëm në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bernë, ku një delegacion katëranëtarësh i Kryesisë së Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “TROJET” nga Winterthuri u prit me ngrohtësi e respekt të veçantë nga Ambasadori, z. Rexhep Demiri. Edhe pse ditë e diel, Ambasadori hapi dyert e Ambasadës për të na mirëpritur me bujari e përzemërsi, duke dëshmuar edhe një herë modestinë, fisnikërinë njerëzore dhe përkushtimin e tij ndaj vlerave tona kombëtare.

Gjatë bashkëbisedimit miqësor, Ambasadori Demiri vlerësoi lart rrugëtimin dhe veprimtarinë e Ansamblit “TROJET”, veçanërisht misionin tonë për ruajtjen dhe përcjelljen ndër breza të gjuhës, këngës, valles, veshjeve dhe traditave të mirëfillta shqiptare në mërgatë. Vlerësimet dhe fjalët e tij inkurajuese na dhanë forcë e motivim për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh.

Një moment i veçantë i këtij takimi ishte shkëmbimi i mirënjohjeve.

Në shenjë respekti dhe falënderimi për mbështetjen e vazhdueshme ndaj misionit tonë kulturor, patëm nderin t’i dorëzonim Ambasadorit Rexhep Demiri Mirënjohjen e Ansamblit “TROJET”, së bashku me disa ekzemplarë të revistës sonë të parë kulturore. Me po aq kënaqësi dhe emocion pranuam Mirënjohjen e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën u nderua Ansambli “TROJET” për kontributin humanitar e kombëtar në ruajtjen e traditës, këngës dhe valles shqiptare. Ky nderim është një vlerësim i çmuar për punën vullnetare, sakrificën dhe përkushtimin shumëvjeçar të gjithë familjes sonë artistike. Sepse kur vlerësohet kultura, nderohen jo vetëm ata që e kultivojnë sot, por edhe të parët që na e trashëguan dhe brezat që do ta ruajnë nesër.

I nderuar Ambasador Rexhep Demiri,

Në emër të Kryesisë, udhëheqjes artistike, valltarëve dhe gjithë familjes së madhe “TROJET”, ju falënderojmë përzemërsisht për mikpritjen, respektin dhe vlerësimin tuaj.

Nga ky takim u kthyem jo vetëm me një mirënjohje të çmuar, por edhe me përgjegjësi e vullnet të shtuar për ta vazhduar misionin tonë kulturor e kombëtar.

Mirënjohjet nderojnë veprat, ndërsa respekti, fisnikëria dhe miqësia e sinqertë lënë gjurmë që koha nuk i zbeh!

Me respekt dhe mirënjohje,

Ansamblit “TROJET” Winterthur

helveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama në Forumin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel

0
TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel,...