Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Roberto Vergori, ka zhvilluar një takim me gjeneral brigade Gunars Kaulins nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë. Takimi u mbajt në kampin “Film City”, në Prishtinë, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Aleancës dhe partnerëve të saj, si dhe për angazhimin e përbashkët në realizimin e misionit të KFOR-it.
Përmes një njoftimi, KFOR-i ka riafirmuar përkushtimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë./BS










