BallinaDiasporaLAPSH Cyrih fton bashkatdhetarët në festën e 28 Nëntorit në Winterthur

LAPSH Cyrih fton bashkatdhetarët në festën e 28 Nëntorit në Winterthur

-

Program festiv me recitime, këngë dhe valle nga nxënësit e shkollës shqipe, në shënim të Ditës së Flamurit dhe 35-vjetorit të LAPSH-ALEV Zürich.

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) për kantonin e Cyrihut ka organizuar një aktivitet festiv me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, duke ftuar prindërit dhe bashkatdhetarët që së bashku të shënojnë këtë datë të rëndësishme kombëtare.

Manifestimi do të mbahet të shtunën, më 5 dhjetor 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Hotel Töss në Winterthur, në adresën Zürcherstrasse 106.

Programi festiv do të përfshijë recitime, këngë dhe valle të interpretuara nga nxënësit e shkollës shqipe të LAPSH Cyrih. Përmes këtij programi artistik, nxënësit do të përcjellin mesazhe atdhedashurie, duke dëshmuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare në mërgatë. Programi do të moderohet nga Dan Morina, ndërsa këngëtar i mbrëmjes do të jetë Gëzim Jaha. Kjo festë merr një rëndësi të veçantë edhe për faktin se LAPSH-ALEV Zürich, përkatësisht shkolla shqipe “Naim Frashëri”, shënon 35-vjetorin e veprimtarisë së saj në shërbim të arsimit dhe edukimit të brezave të rinj shqiptarë në Zvicër. Përmes këtij aktiviteti, organizatorët synojnë të bashkojnë familjet shqiptare rreth simbolit të flamurit kombëtar dhe të vlerave që përfaqëson 28 Nëntori, duke theksuar njëkohësisht rolin e shkollës shqipe në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kombëtar te brezat e rinj. LAPSH Cyrih u bën thirrje prindërve dhe bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në këtë festë, e cila bashkon arsimin, kulturën dhe dashurinë për atdheun. /HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Albin Kurti kërkon nga BE-ja të nisë shqyrtimin e aplikimit të...

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Këshilli i Bashkimit Evropian të ndërmarrë hapa konkretë për avancimin e procesit të integrimit evropian të...