Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dekretimit të Ligjit për Byronë Shtetërore nga Presidentja e Republikës, dy javë pas miratimit të tij në Kuvend.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla është shprehur e lumtur për dekretimin e këtij ligji.
“Shumë e lumtur që BYROJA SHTETËRORE mori dritën e gjelbër përmes dekretimit nga Presidentja e Republikës, dy javë pas miratimit të Ligjit në Kuvend”, ka shkruar ajo.

Sipas Gërvallës, Byroja Shtetërore shënon fundin e një epoke kur pasuria e pajustifikueshme mund të fshihej pas pushtetit dhe privilegjeve.
“Askush nuk mund të jetë mbi ligjin, dhe askush nuk guxon të përfitojë pasuri që nuk mund ta justifikojë”, ka theksuar Gërvalla.
Në fund të reagimit, ajo ka uruar të gjithë për këtë zhvillim, transmeton rtk.










