BallinaAtdheu171 profesionistë shëndetësorë shqiptarë u licencuan në Kosovë gjatë vitit 2025

171 profesionistë shëndetësorë shqiptarë u licencuan në Kosovë gjatë vitit 2025

-

Gjatë vitit 2025, gjithsej 171 profesionistë shëndetësorë shqiptarë janë licencuar për të ushtruar profesionin në Kosovë, ndërsa numri i atyre që kanë kërkuar dokumentacionin për aplikim për punë në vendet evropiane ka shënuar rënie të ndjeshme.

Lajmin e ka bërë të ditur Durim Elshani, këshilltar për media i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke iu referuar të dhënave të Bordit për Licencimin e Profesionistëve të Huaj Shëndetësorë. Sipas këtyre të dhënave, nga 171 profesionistët e licencuar, 12 janë shtetas të Kosovës, të cilët pas përfundimit të specializimeve në vende të ndryshme evropiane janë kthyer në vend për të vazhduar karrierën profesionale. Ndërkaq, 159 profesionistët e tjerë janë shqiptarë me nënshtetësi të huaj ose me dy nënshtetësi, të cilët kanë marrë licencat për të punuar në sistemin shëndetësor të Kosovës. Në anën tjetër, të dhënat e Odës së Mjekëve të Kosovës tregojnë se gjatë vitit 2025, gjithsej 95 profesionistë shëndetësorë kanë kërkuar dokumentet e nevojshme për të aplikuar për punësim në vendet evropiane.

Ky numër paraqet nivelin më të ulët ndër vite. Për krahasim, në vitin 2022, dokumentacionin për aplikim jashtë vendit e kishin kërkuar 211 profesionistë shëndetësorë. Megjithatë, Elshani ka sqaruar se kërkimi i dokumenteve për aplikim në shtetet evropiane nuk nënkupton domosdoshmërisht se profesionistët kanë siguruar licencë pune jashtë vendit apo se janë larguar përfundimisht nga Kosova.

Ai ka theksuar se ekzistojnë edhe raste kur profesionistët shëndetësorë marrin pushim pa pagesë, punojnë për një periudhë të caktuar në vendet evropiane dhe më pas kthehen për të vazhduar punën në Kosovë. Shifrat e publikuara paraqesin një zhvillim në lëvizjen e profesionistëve shëndetësorë, me një numër të konsiderueshëm të licencimeve për punë në Kosovë dhe një rënie të kërkesave për dokumentacion për aplikim jashtë vendit, transmeton rtk. (Foto ilustrim)

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Grevë e korrierëve të Just Eat në Cyrih: Rreth 500 vende...

0
Punonjësit kundërshtojnë planin e kompanisë për kalimin në modelin e punës së pavarur. Grevistët kërkojnë ndalimin e largimeve nga puna dhe ruajtjen e kontratave...