BallinaKulturaCIKËL POETIK NGA GIULIANA DONZELLO

CIKËL POETIK NGA GIULIANA DONZELLO

-

Giuliana Donzello ka lindur në Venecia ku përfundoi studimet universitare në Letërsi dhe më pas u specializua në Universitetin e Firences. Që në fillimet e karrierës së saj, ajo ka ndërthurur veprimtarinë si pedagoge me atë si kërkuese shkencore, duke bashkëpunuar me Departamentin e Historisë dhe Kritikës së Arteve Bashkëkohore të Universitetit të Venecias dhe me Sektorin e Arteve Pamore të Bienales së Venecias. Ka botuar disa studime mbi artin, si dhe artikuj të shumtë mbi kërkimin në fushën e mësimdhënies, duke bashkëpunuar me revista të specializuara, ndër të cilat edhe L’Educatore, Mensile di Pedagogia, didattica e servizi professionali per la scuola primaria (RCS – Fabbri, Milano).

Donzello ka hartuar dhe drejtuar veprimtari orientuese dhe formuese për MIUR-in (Ministrinë Italiane të Arsimit, Universitetit dhe Kërkimit Shkencor) si dhe për Universitetin e Venecias. Ka qenë gjithashtu referuese dhe trajnuese në konferenca e seminare evropiane, kushtuar çështjeve të gjuhëve analoge dhe ato përfshirëse.

Shkrimtare dhe studiuese, ndër botimet e saj më të rëndësishme përmenden:

Arte e Collezionismo, Fradeletto e Pica – primi segretari alle Biennali veneziane 1895- 1926, *shtëpia botuese Firenze Libri, 1987); Un ragazzo zingaro nella mia classe, (shtëpia botuese Anicia, Romë, 1998); Il vento di Tampere, (shtëpia botuese Anicia, Romë, 2007), vepër e cila u bë objekt i konferencës mbi integrimin, zhvilluar në Komisionin Evropian në janar të vitit 2008. Po në të njëjtin vit, Donzello iu përkushtua veprimtarisë krijuese. Il serbatoio dei sentimenti (Progetto Cultura 2003, Romë 2010) shënon debutimin e saj letrar.


Më pas ka realizuar këto botime:
La stagione delle cicale (Seneca, Torino, 2012; botimi i dytë, Aletti Editore, Guidonia, 2013); vepra u shpall fituese në Çmimin Ndërkombëtar “Salvatore Quasimodo” 2016; Fiori di sale (BookSprint Edizioni, Bucino, 2013), fituese e vendit të dytë në Çmimin Ndërkombëtar “Salvatore Quasimodo” 2017; Il tre periodico (Aletti Editore, Guidonia, 2015), fituese e vendit të dytë në Çmimin Ndërkombëtar “Salvatore Quasimodo”, në kategorinë e prozës së botuar; Scritti d’Arte (Aletti Editore, Guidonia, 2016), fituese absolute e Çmimit Ndërkombëtar “Cumani” 2017 për studime dhe ese; L’Ostatismo ultima impronta del Novecento (Ibiskos Ulivieri, Empoli, 2017), fituese e Çmimit të Jurisë në konkursin “Scrittori per l’Europa” 2017, si dhe e Çmimit “Astrolabio” 2018, duke u renditur në vendin e parë në kategorinë e poezisë së veçantë; L’accusa del tempo (Europa Edizioni, Romë, 2018), e cila në vitin 2019 u nderua me “Çmimin për Skenarin më të Mirë” në Dickens Books Awards, Napoli, ku fitoi dhe Çmimin Ndërkombëtar Letrar “Maria Cumani Quasimodo”, në kategorinë e poezisë së veçantë; Crisalidi (Leonida Edizioni, Reggio Calabria, 2021), vepër fituese e Çmimit “Maria Cumani Quasimodo” 2022; Arte, istituzione e potere. La Biennale di Venezia 1895-1942 (Libeccio Editore, Livorno, 2021), vëllim i nderuar me Çmimin “Margherita Hack” 2023; Crisalidi – Chrysalises
(Leonida Edizioni, Reggio Calabria, 2023), botim dygjuhësh italisht-anglisht, me përkthim nga Ivano Mugnaini, i nderuar me Pllakatën e Mirënjohjes për aftësitë artistike dhe krijuese; L’altana (Leonida Edizioni, Reggio Calabria, 2023), e nderuar me Pllakën e Mirënjohjes
për aftësitë artistike dhe krijuese; Un anno con… Calendario letterario (Aletti Editore, Guidonia, 2024); Topografie di memorie, fituese e vendit të dytë në Çmimin “Rocco Carbone” 2023; Il silenzio delle cetre, vepër fituese e Çmimit Ndërkombëtar “Xenía Book Fair”, edicioni i
nëntë, 2024, dhe kandidate për Çmimin Strega të Poezisë 2025; Il silenzio delle cetre, The silence of the zithers, me përkthim dhe pasthënie nga Ivano Mugnaini (Leonida Edizioni, Reggio Calabria, 2025); Poetica della materia. Un viaggio nell’arte di Paride Bianco (Effigi Editore, Grosseto, 2025); Il silenzio delle cetre, Мовчання цитр (Leonida Edizioni, Reggio Calabria, 2026), me përkthim në gjuhën ukrainase nga Indira Yakovenko; Ebbrezze e naufragi (Leonida Edizioni, Reggio Calabria, 2026); Arkipelagë të përgjumur, përkthyer nga Angela Kosta, shtëpia botuese Fast Print & network, Tiranë, 2026. Veprat Arte, istituzione e potere. La Biennale di Venezia 1895-1942, Crisalidi – Chrysalises dhe L’altana, u nderuan nga Bienalja e Milanos 2023 me vlerësimin kritik dhe dëshminë e meritës. Topografie di memorie ka marrë vlerësime për merita artistike në kuadër të “Premio Arte Biennale”, Venecia 2024, “Premio Spoleto”, 2024 dhe “Premio Canaletto”, për përsosmërinë artistike. Il silenzio delle cetre ka fituar Çmimin “Léopold Sédar Senghor”, 2025.

Së fundmi, autores i janë akorduar vlerësime të reja për talentin artistik dhe përkushtimin e saj në botën e artit:

“Premio Spoleto Prize” – International Art Award; përmendje e veçantë në “ArtSymposium”; titulli i Përsosmërisë Artistike me “Cmimin Modigliani”; “Premio Internazionale alla Carriera Oscar Wilde European Award, 2025”; “Luani i Artë i Kulturës dhe Letërsisë” dhe “Medalja e Ambasadores së Kulturës 2026”. Donzello u rendit në vendin e parë në Konkursin Ndërkombëtar Letrar të Ekselencës “G. Belli – F. Lami”, edicioni i tretë, Akademia Tiberina, viti 2026, në kategorinë e poezisë. Është nderuar gjithashtu me çmimin ndërkombëtar Salotto del Bancarella”, organizuar nga Spoleto Art Festival, me patronazhin e posaçëm dhe në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Kritikëve Letrarë, Pontremoli 2026; “Paris Art Prize” për përsosmërinë, krijimtarinë dhe origjinalitetin e veprës Ebbrezze e naufragi, 2026; Çmimin e Parë Absolut në Çmimin Ndërkombëtar të Artit Letrar “JUAN MONTALVO”, 2026; Çmimin Ndërkombëtar “Oscar Wilde” për veprën Ebbrezze e naufragi, 2026. Donzello është gjithashtu Doktore Honoris Causa në Letërsi dhe Shkenca Filozofike; në vitin 2026 u emërua anëtare e Akademisë Tiberina, Romë. Poezitë e saj janë përkthyer në gjuhët: anglisht, shqip, polake, spanjolle, arabe dhe kineze, si dhe janë botuar në antologji, revista, blogje, katalogë, gazeta, fjalorë dhe enciklopedi kushtuar shkrimtarëve dhe poetëve bashkëkohorë.

FRYMIM I THELLË

U shtriva
mbi një shtrat rreckash
që rënkojnë si gjethe të thara,
të fshikulluara nga frymimi i erës.

Pranë,
më vijnë çastet e dikurshme,
mbi rërën e lagësht,
mbështjellë nga një mantel
shkumëzues deti,
të përkëdhelë intimitetin tim të zhveshur.

Dhe si një gjethe e ngurtësuar nga kripa,
si për magji,
ende,
përndjek
anijen e vjetër të kujtimeve

të cilat koha m’i shënoi.

Shenjat që trupi im mbart
janë damarë limfe,
të cilat kanë rrjedhur gjak
edhe nga vibrimet e degëve më rezistuese.

Frymoj atë ajër dhe atë det,
për të cilin u shndërrova në valë,
frymoj erën që në ëndërr
më shpie larg,
drejt një bregoreje të vogël,
së cilës i ofrohem
që të mundet, si atëherë…
lëkurën time të puthë.

E ndiej…
dhe kjo është çka dëshiroj:
të fluturoj me flatra të reja,
të dashuroj dhe të të dua,
kështu,
zhytur
mes tingujsh të vyer yjëzimesh.

DITA JONË E PËRHERSHME

Dashuri e përkorë
heshtjeje dhe vetmie,

përkushtuar përjetësisht
shkujdesjes sonë të përkohshme.

Lart ngjitet
flladi i mëngjesit,
të zbukurojë gjithçka
me ngjyrën e shiut,
të vizatojë ditët
mbi gurët dëshpërues e të zymtë.

Kurrkund,
nuk e gjej
bregun e poetëve,
që për dashurinë
me ëmbëlsi i japin ton
këngës së faljes.

Fluturon në varg fjala,
pa krahë
në vendin gjelbërues të gëmushave
me zogj e dëllenja të purpurta.

Hije të humbura ishim
në rrjedhën e trazuar të një lumi,
të një luledielli drejt perëndimit, përkulur.

Largohej avulli lozonjar i reve,
duke na zbuluar pemë
në një rreth gjelbërimi të ngushtë.

Një tjetër heshtje vrapon sërish sot
e në sy na depërton;
agim tjetër i shfaqet ditës sonë të përhershme,
mbi ne, vashëza të përhumbura:
me një lule mes flokësh, këmbë zbathur,
brenda ujit amniotik të kanaleve.

NË BATICË

Në orën e mëngjesit,

ende e praruar,
e rrumbullakët shfaqet hëna,

nën klithmën gjallëruese të pulëbardhave.

Kohës së zymtë
bregu i ngrirë, ish,
në forma harmonike
ujërash të paprekura,
rrjedhat mes myshqesh ngërdheshëse,
përgjërim shkëmbi i mavijosur
i një rrënjeje të përmbytur, gurgullon.

Në kohën e dashur të këngëve
dhe fluturimeve shumëngjyrëshe të pendëve,
batica…
O breg i dashur,
ti më fal kënaqësi,
më ngushëllon për ëndrrat e përhumbura,

bukurinë e çdo forme,
sot… kujtim.

Dallga e stolisur me kripë
ditëve që më përkasin,
vizioneve të reja do u rrëfehem
me një tjetër zë….

Përktheu: Angela Kosta

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vigan Berisha merr pjesë në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe...

0
Përgatiti: Dashnim HEBIBI Cyrih, 08 nëntor 2026- Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mori pjesë sot pasdite në edicionin e...