BallinaDiasporaPROMOVOHET LIBRI “PËR KOSOVËN REPUBLIKË” NË ZVICËR – TAKIME ME MËRGATËN DHE...

PROMOVOHET LIBRI “PËR KOSOVËN REPUBLIKË” NË ZVICËR – TAKIME ME MËRGATËN DHE STUDENTËT SHQIPTARË

-

Në kuadër të promovimit të librit “Për Kosovën Republikë”, autori Enver Dugolli do të zhvillojë një sërë aktivitetesh kulturore dhe bashkëbisedimesh me bashkatdhetarët dhe studentët shqiptarë në Zvicër, më 14 dhe 15 nëntor 2026. Libri “Për Kosovën Republikë” sjell kujtime, dëshmi dhe përjetime personale nga një periudhë me rëndësi të veçantë në historinë e Kosovës, duke pasqyruar zhvillimet politike e shoqërore, angazhimin për liri dhe pavarësi, si dhe rrugëtimin historik drejt krijimit të shtetit të Kosovës. Përmes kësaj vepre, autori synon të ndajë me lexuesit përvojat dhe dëshmitë e tij si pjesëmarrës dhe dëshmitar i ngjarjeve të asaj kohe.

Aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij programi:

GJENEVË – 14 NËNTOR 2026

Në orën 19:00 do të mbahet promovimi i librit “Për Kosovën Republikë”, organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora d’Istria”, në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë dhe Shoqërinë Kulturore Artistike “Ilirët” nga Lozana. Adresa: SWISS UMEF – University of Applied Sciences Institute, 187 Route d’Aire, 1219 Aire, Gjenevë.

CYRIH – 15 NËNTOR 2026

Në orën 15:00 do të zhvillohet një bashkëbisedim me studentët në Universitetin ETH Zürich, ku në fokus do të jenë historia e Kosovës, angazhimi për Republikën e Kosovës dhe rëndësia e përcjelljes së kujtesës historike te brezat e rinj. Ndërsa, në orën 18:00, do të mbahet promovimi i librit “Për Kosovën Republikë”, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih.

Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich.

Këto aktivitete synojnë të krijojnë hapësirë për diskutim, kujtesë dhe reflektim mbi një nga periudhat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, duke afruar më tej autorin me lexuesit, mërgatën shqiptare dhe studentët. Njëkohësisht, ato përbëjnë një mundësi për të përcjellë te brezat e rinj dëshmi dhe përvoja historike, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të vlerave mbi të cilat u ndërtua Republika e Kosovës. Autori shpreh mirënjohje të veçantë për të gjithë organizatorët, institucionet dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në realizimin e këtyre aktiviteteve, si dhe fton bashkatdhetarët, dashamirët e librit, studentët dhe të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë. Mirë se vini në këto takime të dijes, kujtesës dhe historisë sonë kombëtare! /E.Dugolli / HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vigan Berisha merr pjesë në edicionin e 71-të të Expovina Weinschiffe...

0
Përgatiti: Dashnim HEBIBI Cyrih, 08 nëntor 2026- Shefi i Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, mori pjesë sot pasdite në edicionin e...