BallinaKultura150-vjetori i lindjes së Faik Konicës

150-vjetori i lindjes së Faik Konicës

-

Pjesë nga biblioteka personale e Faik Konicës, të sjella nga Bostoni, letra origjinale, fotografi të panjohura më parë, si dhe vula origjinale Ex Libris, e derdhur në argjend, me të cilën Konica vuloste vëllimet e tij personale, janë ekspozuar për herë të parë në Korçë, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në bashkëpunim me Bibliotekën e Korçës dhe studiuesit, i kanë sjellë publikut elemente të çmuara të trashëgimisë së Konicës, përmes të cilave zbulohet formimi i tij intelektual dhe bota e tij personale.

Këto dëshmi të gjalla të trashëgimisë së Faik Konicës përbëjnë një pasuri të çmuar dhe vijnë si një ftesë e hapur për publikun për të njohur më nga afër madhështinë e një prej figurave dhe personaliteteve më të ndritura të historisë shqiptare. A.K, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lajm i mirë për shqiptarët në Zvicër: Gjermania drejt heqjes së...

0
Blerjet në Gjermani mund të bëhen edhe më të leverdishme për qytetarët që jetojnë në Zvicër. Qeveria gjermane planifikon të heqë kufirin minimal prej...